Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një burrë në Obiliq, Policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se po e heton rastin.

“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button