Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Suharekë.Sipas policisë thuhet se dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar.
Policia njofton se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QKMF-në e Suharekës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia./21Media 

Back to top button