Gjendet pa shenja jete trupi i një foshnje në Prizren

 
Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Tutje policia bën të ditur se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndëra me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button