48 policët e arrestuar dërgohen në Gjykatë

 
48 policët që u arrestuan dje për vepera të ndryshme penale, u dërguan sot në Gjykatë nga ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Policët në fjalë dhe dy doganierë u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Siç u njoftua dje në një konferencë të jashtëzakonshme për media, hetimet ndaj të dyshuarve kishin filluar një vit më parë.
Ndëkohë nga kryeprokuroi i shtetit, Aleksandër Lumezi, aksioni i djeshëm u quajt sukses i madh./21Media

Back to top button