Old Trafford në plan që të rrënohet, United e konsideron si pjesë të rinovimit

Manchester United po shqyrton të gjitha opsionet në lidhje me ndërtimin e një stadiumi tjetër në vend të Old Trafford.
Kjo padyshim do të ringjallë pakënaqësi te tifozët, por është një tjetër mundësi që stadiumi vetëm të rinovohet e jo të prishet e të ndërtohet që nga fillimi.
Drejtuesit e United janë në proces të paraqitjes së ideve të ndryshme nga kompanitë që do të tenderonin për të kryer çdo punë në një vend që u ndërtua për herë të parë në vitin 1990.
Por, derisa të emërohet një master planifikues, nuk do të merret asnjë vendim konkret.
Asnjë rinovim i Old Trafford nuk ka ndodhur që nga koha kur Malcolm Glazer bleu klubin në vitin 2005./21Media

Back to top button