Gjendet shkaku i mundshëm i shpërthimit misterioz të hepatitit tek fëmijët

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se kanë identifikuar shkakun e vargut të fundit të problemeve misterioze të mëlçisë që prekin fëmijët e vegjël në mbarë botën.
Hetimet sugjerojnë se dy viruse të zakonshme u rikthyen pas përfundimit të bllokimeve pandemike dhe shkaktuan rastet e rralla por shumë serioze të hepatitit.
Më shumë se 1000 fëmijë nën moshën pesë vjeç në 35 vende mendohet se janë prekur.
Disa, duke përfshirë 12 në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nevojë për një transplant të mëlçisë.
Dy ekipet e studiuesve, nga Londra dhe Glasgou për shkak të kufizimeve të Covid – humbën një imunitet të hershëm ndaj: adenovirus, i cili zakonisht shkakton ftohje dhe shqetësime në stomak.
Ekspertët shpresojnë se rastet tani po bëhen më të pakta, por janë ende në gatishmëri për të reja./21Media

Back to top button