Gjendja e grave shtatzëna me Covid-19, për RTV21 flasin nga Klinika Gjinekologjike

Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nga COVID-19 të hospitalizuara tani për tani janë 20 gra shtatëzëna me Covid-19.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, në një prononcim për portalin rtv21.tv ka treguar se gjendja e grave shtatzëna është stabile.
Sa i përket vaksinimit Ismaili gjithashtu ka treguar se nga këto gra shtatzëna në Kliniken Gjinekologjike ‘’90% janë te pa vaksinuara’’.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me COVID-19.
Kurse nga 6 mijë e 767 testime të kryera, 1 mijë e 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 18 mijë e 506./21Media

Back to top button