Gjërat po ecin mirë, Klopp do të ketë një takim të dytë me Amrabat

Tashmë është planifikuar takimi i dytë mes Liverpool-it dhe mesfushorit maroken Sofyan Amrabat.
Reds po kërkojnë të shtojnë një mesfushor për të përforcuar mesfushën e tyre dhe Amrabat ka justifikuar interesat e Liverpool me bëmat e tij për Atlas Lions.
Duke folur ekskluzivisht për Empire of the Kop, Anas Bakhkhar i Foot Mercato ka folur për interesin e Liverpool-it për Amrabat.
“Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka takuar agjentin e Sofyan Amrabat. Ishte një takim shumë i mirë, ishte pozitiv dhe ata do të takohen disa ditë pas përfundimit të Kupës së Botës për të parë nëse interesi është i njëjtë për Jurgen Klopp”, ka thënë ai./21Media

Back to top button