Hoti: Serbët e bën të qartë idenë e tyre që veriu duhet të shkëputet nga Kosova

(Lajm i përditësuar)
Hoti: Serbët e bën të qartë idenë e tyre që veriu duhet të shkëputet nga Kosova
Disa serbë lokalë në veri të vendit kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty.
Profesori universitar Afrim Hoti për barrikadat në veri ka thënë se nuk kemi të bëjmë me asnjë element të rastësishëm.
“Skenar të përpunuar e të detajuar deri në detajin më të vogël të autoriteteve në Beograd…Në mënyrë të hapur e kanë shpërfaqur idenë e tyre që veriu duhet të shkëputet nga Kosova”, ka thënë Hoti tutje në emisionin “21Drejtpërdrejt”.
 
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Afrim Hoti: Rruga do të jetë plotë problematika
Krerët e vendit nënshkruan sot aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i aplikimit u bë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Profesori universitar i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti në emisionin “21Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se aplikimi i sotëm tregon vendosmërinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.
Mirëpo, ai ka theksuar se rruga e ecjes përpara do të jetë me plotë problematika dhe pengesa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për në Bashkimin Evropian e cilësoi këtë si moment historik.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dita e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është ditë shumë e rëndësishme.
Me zyrtarizmin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, pas nënshkrimit të aplikimit./21Media

Back to top button