KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

(Lajm i përditësuar)


KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar katër rregullore zgjedhore. Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme, rregulloret i kanë trajtuar në disa punëtori të ndryshme.

“Ne kemi punuar pasi është hy në fuqi ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, kemi qenë duke punuar në rregullore zgjedhore i kemi trajtuar këto në disa punëtori të ndryshme si dhe këtu në KQZ gati çdo ditë pune. Po filloj me të paren dhe pas secilës kërkojë që nëse ka diçka ndonjë anëtar me shtu”

Gjatë mbledhjes së KQZ-së janë miratuar: Rregullorja zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, rregullorja zgjedhore për emërimin përbërjen dhe funksionimin e komisioneve komunale të zgjedhjeve, rregullorja për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës votuese si dhe certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Ndërkaq, për pikën e rendit të ditës shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve numër 8, 9, 10/2024 anëtarët e KQZ-së kanë votuar që të mbahet e mbyllur për media.


Sot mblidhet KQZ-ja, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës, gjatë ditës së sotme.

Ne rend dite janë katër pika.

Hyrje, z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së,

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 8, 9, 10/2024,

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregulloreve Zgjedhore Nr. 01, 02, 03, 04/2024

Dhe të ndryshme

“Kjo mbledhje do të mbahet nga ora 13:30”, thuhet në njoftimin e KQZ-së për media./21Media

Back to top button