Gjermania dhe Franca kërkojnë armëpushim në telefonatën me Putinin

 
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës kërkuan “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë gjatë një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin të enjten, sipas Pallatit Elysée.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu “ngulën këmbë se çdo zgjidhje për krizën duhet të negociohet midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Elysée.
Të tre udhëheqësit thanë se do të mbeten në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të ardhshme. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen të enjten jashtë Parisit për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button