Çka po zihet ndërmjet Lyrical Sonit, Eliza Hoxhës e Jehona Sopit?

Eliza Hoxha, Lyrical Son dhe Jehona Sopi janë ndër emrat e njohur të showbizit shqiptar, të cilët me projektet e tyre kanë fituar zemrën e publikut shqiptar.
Ndonëse, nuk jemi mësuar t’i shohim bashkë, treshja e dashur për publikun, sot kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin.
Eliza ka publikuar një imazh të bukur në instagram, krahas së cilit ka lënë një mbishkrim, shkruan rtv21.tv
“N’mujshi me dijtë çka po ndodh”, ka shkruar artistja, me ç’rast ka vendosur edhe një emoji duke qeshur.

Fotografinë e publikuar nga Eliza e kanë shpërndarë në instastory edhe Lyrical Son dhe Jehona Sopi.
Rtv21.tv ka kontaktuar Eliza Hoxhën për ta pyetur për këtë, me ç’rast ka bërë të ditur se kanë dalë për qejf, por ka shtuar se s’i dihet./21Media

Back to top button