Gjermania do ta ndihmojë Kosovën për sigurimet shëndetësore
Ismajli: Nga janari vjen ekspertiza gjermane për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.Heldt: Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve brenda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Nga janari i vitit 2020 në Kosovë do të vijnë ekspertë gjermanë për të ndihmuar në funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Kështu u bë e ditur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, gjatë një konferencë për medie ku folën rreth zhvillimeve të fundit në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për fuqizimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor./21Media