Hulumtimi i IKSHPK-së: Rreth 40 % e popullatës ka kaluar COVID-19
Bazuar në të dhënat që ka nxjerrë një hulumtim i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rezulton se rreth 40 për qind e popullatës në Kosovë e ka kaluar COVID-19.
Këtë e bëri të ditur drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani në një konferencë për media. Ramadani ka thënë se rezultatet kanë dalë nga testimi i 2239 personave në 34 komuna të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare, ai ka thënë se 1.4 % e atyre që janë testuar kanë rezultuar pozitiv në testin se janë të infektuar në kohën aktuale.
Ndërkaq hulumtimi ka nxjerrë se 38.8 për qind e të testuarve kishin dalë pozitiv në testin që tregon se kanë antitrupa ndaj COVID-19./21Media
Ndërkaq hulumtimi ka nxjerrë se 38.8 për qind e të testuarve kishin dalë pozitiv në testin që tregon se kanë antitrupa ndaj COVID-19./21Media