Gjermania njeh edhe patentë shoferët e Shqipërisë

Pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi sot njohjen e patentë shoferëve të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas tij, kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standardesh evropiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.
“Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, ka shkruar Rama.
Gjermania ka votuar sot edhe për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se në Bundesrat kjo çështje mori 69 votat që bënë të mundshëm këtë./21Media

Back to top button