Gjeti unazën e humbur të martesës: Sapo pranova që ishte zhdukur

Ashley Garner unazen e martesë e humi jashtë shtëpisë së saj në Fort Myers vetëm disa ditë para se uragani Ian të përplasej në brigjet e Floridës jugperëndimore të mërkurën e kaluar.
Pavarësisht se angazhoi burrin e saj dhe tre fëmijët për të ndihmuar në kërkim rreth oborrit dhe garazhit të tyre për dy ditë, nuk kishte asnjë shenjë të unazës.
“Sapo pranova që ishte zhdukur”, tha Garner.
Familja qëndroi në shtëpinë e tyre gjatë stuhisë dhe doli jashtë për të pastruar sapo ajo kishte kaluar.
“Ne ishim rreth 10 minuta në pastrim dhe burri im po pastronte furçën dhe pemët pranë derës së garazhit” tha Garner, teksa zbuloi se “Ka një grumbull furçash dhe pemësh, dhe kur ai lëvizi mbi një grumbull, unaza ishte pikërisht aty”.
Garner tha se nuk mund ta besonte që ata e gjetën unazën. Lagjja e saj nuk përjetoi përmbytjet shkatërruese që përjetuan shumë pjesë të shtetit amerikan. Por erërat e forta lanë grumbuj masivë pemësh dhe furçash në të gjithë zonën./21Media 

Back to top button