Gjilanasi i gjen 42 granata dore teksa punonte në rrugë
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të gjetjes së mjeteve të dyshuara të pa shpërthyera në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Një qytetar derisa ishte duke punuar në hapjen e një rruge, të enjten rreth orës 15:25, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it është bërë deminimi i gjithsej 42 copë granata dore./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?