Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, ndeshja Llapi-Drenica përfundon me tetë gola të shënuara

Me tri ndeshjet e zhvilluara ditën e enjte është kompletuar edhe xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Sfida kryesore u zhvillua në qytetin e Gjilanit aty ku u ballafaquan rivalët lokal Gjilani dhe Drita. Triumfuese nga kjo sfidë doli skuadra e Gjilanit e cili fitoi duke iu falënderuar golit të vetëm të realizuar në minutën e 48’ nga Dabiqaj.
Ballkani nga ana tjetër mori një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Malishevën në Suharekë me rezultat minimal 2-0. Kujtojmë se skuadra mysafire luajti më një lojtar më pak që nga minuta e 68’ e ndeshjes.
Llapi po vazhdon me formën fantastike. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina e ka deklasuar Drenicën duke e mposhtur me rezultat 5-3. Drenica kaloi e para në epërsi në minutën e 24’ me golin e Ukës, por me të filluar pjesa e dytë Llapi reagoi fuqishëm dhe brenda 20 minutave i shënuan pesë gola. Realizues ishin Prenci, Rivera, Veliu, Firmino dhe Idirizi.
Uka ndërkohë shënoi edhe dy gola në minutat e 83’ dhe 90’ për Drenicën dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar 5-3 në të mirë të Llapit.

Back to top button