Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë reklamimin e ndërhyrjeve kozmetike për nën 18-vjeçarët
Reklamat për operacionet estetike do të ndalohen për moshat nën 18 vjeç, rregullat do të hyjnë në fuqi nga maji i vitit të ardhshëm.
Kjo do të thotë se kompanitë nuk mund të reklamojnë më procedura të tilla si përmirësimi i gjoksit dhe operacionet e hundës nëpër media që do të apelojnë për fëmijët nën 18 vjeç.
Kjo përfshin programet televizive dhe mediat sociale që synohen drejtpërdrejt për moshat nën 18 vjeç.
Është e paligjshme kryerja procedurave kozmetike për moshat nën 18 vjeç – por më parë nuk ka pasur kufizime për reklamimin e tyre.
Vendimi vjen pas një konsultimi nga Komiteti për Praktikën e Reklamimit (CAP), i cili shkruan rregullat që duhet të ndjekin të gjithë reklamuesit në Mbretërinë e Bashkuar./21Media