​Gjilani zbulon arsyen e arrestimit të futbollistit Theophilus Solomon

Dy ditë më parë u raportua se futbollisti i Gjilanit Theophilus Solomon është arrestuar nga policia e Kosovës duke mos u bërë të qarta arsyet e këtij arrestimi.
Por sot, klubi i futbollit Gjilani përmes një komunikate për media ka bërë të ditur arsyen e arrestimit të futbollistit të skuadrës së tyre.
Në komunikatë thuhet se arrestimi i Solomon ka ndodhur për për shkak të një rasti personal që ka pasur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë, përcjellë KosovaPress.
Klubi i Superligës së Kosovës ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritete e rendit në lidhje me këtë rast.

Back to top button