Gjinekologia Ademi-Ibishi tregon se si duhet të kujdesen shtatzënat gjatë verës

Shtatzënat gjatë verës duhet të kenë kujdes më të madh për shkak të disa rreziqeve që mund të ju shkaktohen. Prof. As. Dr. Vlora Ademi-Ibishi Dr.Sc, gjinekologe-obstetër për rtv21.tv ka deklaruar se rreziqet që mund të kenë shtatzënat gjatë ditëve të nxehta janë: dehidrimi (humbja e lëngjeve), djegiet, tromboza e venave të thella dhe infeksionet. Ajo ka informuar se edhe shtatzënat që planifikojë udhëtime duhet të jenë të informuara se mund të ballafaqohen edhe me restrikcione në udhëtim me aeroplan dhe anije që parashihen për shtatzëna.
Infeksionet te shtatzënat gjatë verës
Dr. Ademi-Ibishi ka potencuar se infeksionet më të shpeshta të shtatzënat janë infeskionet me këpurdha për shkak se vet shtatzënia është gjendje ku sistemi imunitar është i dobësuar dhe kjo favorizon infeksionet me këpurdha.
“Gjatë verës, temperaturat e larta të shoqëruara me djersitje dhe lagështi favorizojnë edhe më shumë zhvillimin e infeksioneve me këpurdha. Prandaj, rekomandohet që shtatzënat të tregojnë kujdes të shtuar në parandalimin e këtyre infeskioneve përmes kujdesit për higjienën personale, ndërrimit të rrobave të lagështa (si rrobave të banjos, notit dhe rrobave të lagështa nga djersitja).”, ka bërë të ditur ajo.
Infeksionet, një nga faktorët që ndikon në djersitje gjatë natës te gratë shtatzëna - GAZETA LIRIA
Konsumimi i ujit te shtatzënat gjatë verës
Sipas gjinekologes Ademi-Ibishi, hidrimi adekuat përkatësisht marrja e sasisë adekuate të ujit është esenciale për një shtatzëni të shëndetshme. Ajo ka theksuar se gjatë verës shtatzënat duhet të konsumojnë sasi më të madhe të ujit.
Për të minimizuar diskomfortin e temperaturave të larta gjatë verës dhe për të zvogëluar djersitjen, gjinekologia ka këshilluar që shtatzënat të veshin rroba dhe mbathje të përshtatshme që mundësojnë qarkullimin e ajrit.
Hidratimi gjatë shtatzënisë; ja sa ujë duhet të pijë nëna e re - Shtatzania
Çfarë ushqimesh (s) duhet të konsumojnë shtatzënat?
Dr. Vlora Ademi-Ibishi ka deklaruar se shtatzënat duhet të fokusohen në ushqime me vlera të larta nutritive si: pemët, perimet, mish me përmbajtje të ulët të yndyrës si: mish pule, mish peshku dhe cereale.
“Konsumimi i pemëve dhe perimeve mundësojnë një mënyrë të shëndetshme të ushqyerjes gjatë shtatzënisë, e gjithashtu ndihmojnë në plotësimin e nevojave të rritura për lëngje gjatë muajve të verës. Gjatë muajve të nxehtë të verës rekomandohen pemët dhe perimet, të cilat përmbajnë sasi të madhe të ujit si: shalqini, luleshtrydhja, pjepri, trangulli dhe spinaqi. Të gjitha këto përmbajnë rreth 90% ujë.”, ka treguar ajo, me ç’rast ka treguar se shtatzënat duhet të shmangin ushqimet me vlerë të ultë nutritive, ushqimet me sasi të madhe të sheqerit dhe yndyrërave si dhe ushqimet e  gatshme dhe të shpejta.

Udhëtimi i shtatzënave 
Gjinekologia ka deklaruar se shtatzënat që planifikojnë udhëtim me rrugë ajrore apo detare duhet të sigurohen nëse ju lejohet udhëtimi me aeroplan apo me anije, sepse siç ka treguar ajo, ekzistojnë kufizime për udhëtim të shtatëzënave në muajt e fundit të shtatzanisë.
“Rregullat e kufizimit të udhëtimit varirojnë në kompani të ndryshme, por zakonisht pas javës 34, shtatzënave nuk u lejohet udhëtimi me rrugë ajrore për shkak të rrezikut të lindjes apo edhe paraqitjes së komplikimeve.”, ka treguar Dr. Vlora Ademi-Ibishi.
A mund të udhëtoni me avion gjatë shtatzënisë? Mësojeni tani – Balkanweb.com – News24
Ajo ka treguar se udhëtimi në distancë dhe pozita e pandryshuar në orë të gjata shkakton zvogëlim të qarkullimit të gjakut dhe rrit rrezikun për paraqitjen e trombozës. Ademi-Ibishi ka këshilluar që shtatzënat, të cilat planifikojnë udhëtime në distancë duhet të ndërrmarin masa mbrojtëse kundër trombozës si: bartja e çorapeve kompresive, të cilat duhet t’i bartin gjatë tërë kohës gjatë udhëtimit, konsumimi i lëngjeve, si dhe rekomandohet që shtatzënat të bëjnë lëvizje të lehta si: ecje çdo një orë gjatë udhëtimit.
“Para nisjes në udhëtim, rekomandohet që shtatzëna të bëjë vizitë te mjeku gjinekolog obstetër për të vlerësuar gjendjen e shtatzënës dhe të frytit dhe për tu siguruar nëse gjendja është e mirë dhe mund të udhëtojë.”, ka bërë të ditur ajo.

Si duhet të kujdesen shtatzënat gjatë verës?
Dr. Vlora Ademi-Ibishi Dr.Sc, gjinekologe-obstetër gjatë inervistës për rtv21.tv ka dhënë edhe disa këshilla për shtatzënat se si të kujdesen gjatë stinës së verës, me ç’rast ka theksuar se mbrojtja nga rrezet ultraviolete ju rekomandohet të gjithëve e në veçanti shtatzënave si kategori vulnerabile.
“Disa nga masat mbrojtëve janë: shmangia e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit në mes të orëve 11:00 dhe 16:00, bartja e kapelës si dhe përdorimi kremave mbrojtëse. Krema mbrojtëse duhet të aplikohet gjatë tërë kohës e jo vetëm gjatë ekspozimit direkt në rreze të diellit. Rekomandohen kremat mbrojtëse, të cilat mbrojnë nga rrezet UVA dhe UVB , me faktor mbrojtës të paktën 30 dhe rezistent ndaj ujit. Noti lejohet në shtatzëni dhe përpos freskimit dhe mbajtjes së temperaturës trupore në normë, ka ndikim pozitiv edhe ne sistemin kardiovaskular dhe lokomotor të shtatzënat”, ka bërë të ditur gjinekologjia./21Media
Pse gratë shtatzëna vuajnë nga tensioni i ulët gjatë verës? - NISEDITEN

Back to top button