Dukagjin Lipa: Bërtisni më zë të lartë për liberalizimin e vizave

Bashkëthemeluesi i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa ka ftuar qytetarët që ta ngrenë zërin për liberalizmi e vizave për Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukagjin Lipa tha se Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza dhe ky proces ka ngecur për 11 vjet rresht.
“Sunny Hill Festival ju fton të bërtisni me zë të lartë #SETMEFREE për një #VisaFreeKosovo! Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të ngecur integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa viza. Por ndërsa BE vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatat tona të gjalla për t’u VENDOSUR TË LIRË. #SETMEFREE FOL ME ZË TË LARTË. EJANI TË BASHKUAR. BASHKOHUNI THIRRJES!”, thuhet në postimin e Dukagjinit.
Festivali :Sunny Hill sivjet u mbajt në data 4, 5, 6 dhe 7 gusht ku pati pjesëmarrës të lartë të të rinjve edhe nga vendet e rajonit./21Media

Back to top button