Gjobitet shoferja për tejkalim në vijë të plotë

 
Shoferes 44 -vjeçare i dolën nga xhepi 150 euro, pasi asaj iu shqiptua një gjobë nga Policia e Kosovës.
44-vjeçarja shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke bërë  tejkalim në vijë të plotë, në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë shkoi në adresën e Policisë, duke ua dëshmuar edhe me fotografi.
“Policia, e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 978 tiketa trafiku./21Media

Back to top button