Aksident trafiku në Mirosale të Ferizajt, vdiq një 16 vjeçar 

 

Një 16 vjeçar A.K ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:10 në Mirosale të Ferizajt. Viktima ishte drejtuesi i automjetit. Vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emërgjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rastin./21Media

Back to top button