Gjon’s Tears fiton çmimin e madh në MTV EMA

Artisti shqiptar i cili ka zhvilluar krijimtarinë e tij artistike në Zvicër, Gjon Muharremaj apo siç njihet për publikun si Gjon’s Tears, ka fituar çmimin “Best Swiss Act”.
Kështu, Gjon hyn në listën e artistëve shqiptar të cilët po korrin sukses jashtë Kosovës dhe ai radhitet së bashku me artistet, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e shumë të tjerë.
Së fundmi, Gjon ishte nominuar në MTV Awards së bashku me reperen, Loredana.
Ndërkohë, kujtojmë se artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.
Ngjarja e madhe, MTV EMA u mbajt në Hungari.
Tutje, Gjoni ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij, të gjithë ata që e duan dhe e vlerësojnë punën e artistit.
“Faleminderit të gjithë fansave që votuan për mua. Pa ju, do isha duke qëndruar në shtëpi, prandaj faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Gjon./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Back to top button