Krasniqi: Kryeministri dhe Presidentja e sfiduan rendin kushtetues

(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur dorëzim të Qeverisë para bandave kriminale në veri të Kosovës, mosorganizimin e zgjedhjeve, siç ishte paraparë për 18 dhjetor, dhe shtyrjen e tyre për në 23 prill të vitit të ardhshëm.

Tentimi i Presidentes dhe Kryeministrit për t’u fshehur prapa këtij konsensusi është një tjetër dëshmi e paaftësisë së tyre për t’i zbatuar obligimet kushtetuese dhe për të garantuar kushte e siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Të vetëm, si PDK, pavarësisht qëndrimit tonë konsistent, ne nuk mund të imponojmë mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, sepse instrumentet e nevojshme dhe përgjegjësinë shtetërore për këtë e ka Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse”, ka shkruar ndër tjera Krasniqi.
Haradinaj: Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë për situatën në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare.
“Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button