Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për rastin e dhunimit të 11 vjeçares. Gjykata i ka dënuar me 62 vjet burgim 7 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç.” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Bëhet e ditur se ‘i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

“Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast u raportua në muajin gusht të  vitit 2022.  Fillimisht u raportua se pesë persona kishin dhunuar të miturën e më pa su zbulua se e njëjta ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor të 2022./21Media

Back to top button