Gjykata dënon Princvalentino Corleonen

 

Princvalentino Corleone është dënuar sot nga Gjykata e Gjilanit. Gjykata e ka gjetur fajtor Corleonen për veprat penale – armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe e ka dënuar me dënim unik 5,200 euro gjobë.

Lajmin për dënimin e Carleones e ka konfirmuar mborojtësja e tij, avokatja Adelina Sherifi.

“Mund të konfirmoj se i mbrojturi im është dënuar me dënim unik në shumën prej 5,200 euro. Fillimisht për armëmbajtje pa leje u dënua me dënim me gjobë në shumën prej 1,600 euro, kurse për veprën penale të posedimit të narkotikut u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe 800 euro gjobë. Me kërkesen tonë dënimi i është shëndrruar në dënim me gjobë, pra në shumën prej 5.200 euro”, tha avokatja Sherifi.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Corleone më 14 prill 2021, rreth orës 16:00, në shtëpinë e tij në Gjilan, në kundërshtim me ligjin për armët, ka mbajtur një armë automatike të llojit “Scorpion”, me pesë karikatorë dhe 118 fishekë të kalibrit 7.65 mm.Tutje sipas aktit akuzues, i akuzuari Corleone pa autorizim ka poseduar substancë narkotike dhe atë të llojit kokainë, me peshë prej 2.77 gramë, e cila është gjetur me rastin e kontrollimit nga ana e zyrtarëve policorë në dhomën e tij të ndejës./kallxo.com

Back to top button