Gjykata Kushtetuese po shqyrton edhe 5 ligje të tjera

Gjykata Kushtetuese i shpalli në kundërshtim me frymën e kushtetutës dy ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës, atë për Këshillin Prokurorial dhe së fundmi edhe Ligjin për zyrtarët publik. Në Gjykatë thonë se po shqyrtohen edhe 5 ligje të tjera, nga të cilët 4 të dërguara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata ka në procedim, Ligjin për Masat e Përkohshme, për çmimin tavan të produkteve, Ligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligjit të Pagave, Vlerësimi i përputhshmërisë së neneve pë procedurës penale të parashtruar nga Gjykata Supreme si dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e benficioneve në lartësi të pagës”
”””
Ligji për Këshillin Prokurorial, që u cilësua në kundërshtim me frymën kushtetuese në prill të këtij viti, i ridërgua në Komisionin e Venecias. Këshilltari i ministres së drejtësisë, Genc Nimoni, i tha RTV21 se Ministria ka ndërmarrë të gjithë hapat për ta punuar një version të ri të ligjit në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ne si Ministri e Drejtësisë, përkundër të gjithave, kemi ndërmarr hapat e radhës duke punuar versionin e ri të ndryshimeve, në përputhje me rekomandimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecia. E tërë kjo, është bërë gjithashtu në konsultim edhe me gjithë akterët ndërkombëtarë dhe vendor, në takime të veçanta dhe ne punëtori të përbashkëta, i cili është votuar me 12 korrik tash në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu i miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion. Mirëpo pas kërkesës së Komisionit Evropian ndaj kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të dërgohet edhe njëherë për mendim në KV, Kryetari Konjufca sipas diskrecionit të tij ka vendosur që ta dërgojë për mendim në Komisionin e Venecias.”

Partitë në opozitë thonë se Qeveria aktuale është shndërruar në shkelësen më të madhe të Kushtetutës së vendit. LDK tha se gjysma e ministrave të qeverisë kanë marrë përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese dhe sipas tyre kjo qeveri duhet të jap dorëheqje.

“Gati gjysma e ekipit qeverisës kanë marrë karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese. Në vend që të përjashtohen nga ekipi qeverisës ata mbrohen dhe çmohen nga i pari i tyre. Nga i pari që sa ishte në opozitë thoshte se ‘kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa kush e shkel Kushtetutën është super kriminel’…Dje Gjykata Kushtetuese i dha një karton të kuq pushtetit absolut, dje fitoi drejtësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit, administrata e shtetit dhe secili zyrtar publik.”

Nga rreth 170 ligje sa ka pretenduar Qeveria t’i dërgoj për votim në kuvend vetëm rreth 70 prej tyre janë votuar. Një numër syresh ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Gzim Shala nga IKD, tha se është shqetësuese shpërfillja e dispozitave ligjore nga ana e qeverisë dhe parlamentit.

“…deri më tani Gjykata Kushtetuese e RKS, ka rrëzuar vendimet e kuvendit të RKS, për ma tepër kemi pas edhe raste kur vendimet të gjykatavge të rregullta nuk kanë qenë në favor të qeverisë si rasti i Klan Kosovës, si të rastit per vendimin e uljes së pagave të gjyqtarëve publik dhe realisht kjo qasje e qeverisë flet për mos respektim të dispozitave ligjore dhe në këtë rast qeveria duhet ta ketë parasyshë se ka kufizime kushtetuese për ligje para se të akuzohet Gjykata ata duhet të reflektojnë për respektimin e dispozitave kushtetuese.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, shqetësues mbetet fakti i vonimit të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese./21Media

Back to top button