Policia jep detaje për plagosjet në “Bon Vivant”, identifikohen dy të dyshuar

(Lajm i përditësuar)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga fragmente qelqi, në gjuajtjet me armë që ndodhën të mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Borovci ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, teksa ka shtuar se së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.   Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

Dyshohet për një numër të plagosurve në një lokal të Prishtinës

Dyshohet për gjuajtje me armë në lokalin  “Bon Vivant”,  ku sipas burimeve tona dyshohet për një numër të plagosurve.

Burimet tona në vendngjarje thonë se kanë parë një numër të të plagosurve duke u bartur nga lokali ku kanë ndodhur të shtenat. Autoambulanca janë parë në vendngjarje. Policia ende nuk ka dhënë hollesi, derisa portal rtv21.tv është në pritje të përgjigjes nga ta.

Portali rtv21.tv është në prtije të përgjgijes nga policia lidhur me ngjarjen

RTV21 ka regjistruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e policisë dhe autoambulanca. Në vendngjarje kanë nisur hetimet. Shiritat e policisë kanë bllokuar qasjen drejt “Bon Vivant”.
/21Media

Back to top button