Gjyshja që ndihmon në kapjen e mashtruesve

Ne jetojmë në kohë rreziku dhe pasigurie, ku çdo person është në një rrezik të mundshëm – cilido qoftë ai. Shoqëria jonë është plot me individë të pandershëm që janë të etur të abuzojnë me mirësinë e njerëzve të tjerë dhe në thelb përfitojnë sa herë që u jepet mundësia.
Megjithatë, jo gjithçka është aq negative, pasi u shfaq një histori ku një grua e moshuar arriti të kapte një mashtrues dhe në fakt, e trajtoi atë në mënyrë mbresëlënëse, transmeton rtv21.tv.
Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.
Mirëpo 73, vjeçarja e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.
Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online./21Media

Back to top button