Johnson do ta telefonojë Putinin për një zgjidhje diplomatike lidhur me Ukrainën

Kryeministri, Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin dhe do të vizitojë Evropën Lindore në ditët në vijim.
Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar rrit përpjekjet e saj diplomatike për të zgjidhur krizën kufitare me Ukrainën.
Johnson ka thënë se Britania e Madhe mund të vendosë trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën, shkruan bbc.

Nga kryeministria është bërë e ditur se Johnsoni do të përpiqet ta bindë Rusinë që të tërhiqet.
Rusia, e cila ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, ka vendosur rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufirit të Ukrainës.
Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Rusia ka lëvizur trupa nga lindja e vendit në kufirin me Ukrainën.
Ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dërguar edhe 81 tonë municione te kalibrave të ndryshëm në Ukrainë./21Media
Back to top button