Sarrazin për situatën në veri: Nuk e tolerojmë dhunën

I Dërguari Special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor,  Manuel Sarrazin ka thënë është urgjent kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.
“Ne presim që Serbia të luajë një rol konstruktiv në këtë dhe të përmbahet nga retorika e mëtejshme përçarëse. Pas negociatave, marrëveshja gjithëpërfshirëse.”, ka deklaruar ai për radio kim.
Sipas tij largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për cilindo komunitet që dëshiron të ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.
” Është shumë e rëndësishme që komuniteti serb të përfitojë nga përfaqësimi që i garantohet këtij dhe komuniteteve të tjera pakicë në vend.”, tha ai.
Sarrazin po ashtu deklaroi se ka “mirëkuptim të plotë” për protestat paqësore, “por zero tolerancë ndaj dhunës dhe retorikës nacionaliste”.
“Sulmet personale dhe linçimet ndaj individëve janë të papranueshme”,  ka thënë ai./21Media

Back to top button