Godet këmbësoren dhe ikë

Dje në Prizren një  person ka goditur me veturë një këmbësore dhe është larguar

Policia njofton se dje rreth orës 19:00 në rrugën “Beteja e Kabashit” në komunën e Prizrenit një i dyshuar e ka goditur një femër me veturë të panjohur dhe është larguar në drejtim të panjohur.

”Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, njofton policia./21Media

Back to top button