Thaçi: Përmendja e Shqipërisë së Madhe nga Serbia, propagandë

Nishani u nderua me titullin ”Urdhëri i Lirisë”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili mbëmë ka arritur në Prishtinë, sot nga ora 10:00 u pritë në mënyrë ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së në Sheshin “Ibrahim Rugova”, derisa pas pritjes, u takua me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, me të cilin edhe e mbajtën një koferencë të përbashkët për media.

Të pyetur nga RTV21 lidhur me përçarjen e politikanëve shqiptarë si andej, por edhe këndej kufirit, të cilët po përmendin bashkimin kombëtar, Nishani tha se çështja kombëtare e të dyja vendeve është çështje e shenjtë.

”Çështja kombëtare shqIptare për të gjithë shqiptarët ku jetojnë, në Kosovë, Maqdoni, mal të Zi, Medvegjë, Bujanovc, Preshevë, në diasporë është një çështje e shenjtë sepse është e lidhur me përpjekjet dhe sakrificat mijëra vjeçare për ruajtjen e ekzistencës dhe integrietit kombëtar. Unë mendoj që çdo qeveri ka kryer punën me dinjitet, ne kemi një punë të madhe. Çdo gjeneratë që vjen mendoj që do ta përmbushë ate”, tha Nishani duke shtuar se me Kosovën janë bërë shumë shkëmbime, si në mallra, njësimi në kulturë, ide etj.

Ndërsa, presidenti Thaçi tha se e ndanë mendimin e njëjtë me Nishanin sepse shqiptarët  kurrë në histori kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar dhe më unik se sa sot, siç us hopreh në këtë kauzë në hapësirat e rajonit.

”Debatete e brendshme dueht t’i marrim për të mirë, përrshembull dje Kosova ka dhënë një mesazh të  demokracisë…duhet të merret parasysh që është një emancipim i kulturës. Ne duhet të jemi të shqetësuar kur kemi pak parti, se nëse kemi shumë duhet t’i përkrahim dhe mbështesim. Shqipëria e madhe përmendet në Bograd, e as në Tiranë as në Prishtinë”, tha Thaçi duke shtuar sE kjo po bëhet si një lloj propagande nga ana e Serbisë.

Me këtë rast,Thaçi e nderoi Nishanin me medaljen e ”Urdhërit të Lirisë”.

Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Kurse gjatë ditës së premte, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”./21Media

Back to top button