BE miraton liberalizimin e vizave për Ukrainën

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot liberalizimin e vizave për qytetarët e Ukrainës

Përfaqësues të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian do të vulosin vendimin në Strasburg, më 17 maj.Ndërkaq, regjimi pa viza për Ukrainën do të hyjë në fuqi nga 11 qershori.

Vendimi do të vlejë për të gjithë qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike.

Me këtë rast ka reaguar,ish ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tash ambasador në Ukrainë, ai uroi shtetasit e Ukrainës për këtë vendim, por u shpreh i mllefosur për bllokadën në Kosovë.

“Urime Ukrainë, Urime Europë! BE mori vendimin final për liberalizimin e vizave. U kry”, shkroi ambasadori Reichel në profilin e tij në Facebook.

“Në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është e paaftë për t’i përmbushur kushtet. Në vend të kësaj, ka zgjedhje të parakohshme. S’kam koment”, tha Reichel./21Media

 

Back to top button