Specialja fton edhe ish-gjeneralin e UÇK-së, Alush Agushi

 

Ish-gjenerali i UÇK-së, Alush Agushi, është ftuar nga Specialja.

Lajmi është konfirmuar nga vëllai i tij, Ramushi, i cili tha se të gjithë çlirimtarët do të dalin triumfues nga përballja me Specialen.

“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe Gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti! Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë! Krenar me Ty!”, ka njoftuar Ramush Agushi në “Facebook”.

 

Back to top button