Goditi dy vetura të parkuara, vdiq vozitësi, u lënduan 3 pasagjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orën 00:45 të së shtunës.
“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.”, ka informuar policia.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale N2, në Zubin Potok.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button