“Gogoli” jepet të shtunën e dielën

Shfaqja për fëmijë “Gogoli” e Arian Krasniqit, do të jepet në Teatrin Dodona gjatë vikendit.
Kështu, me fillim nga ora 12:00 do të keni mundësi ta shihni këtë shfaqje me regji të Mentor Berishës.
Për shkak të masave antiCovid, numri i ulësve është i kufizuar, gjithashtu atyre që dëshirojnë ta shikojnë shfaqjen nuk iu lejohet hyrja brenda pa maska, kështu është bërë e ditur në njoftim të Teatrit.
“Të shtunën dhe të dielën prej orës 12:00, “Gogoli”. Për shkak të masave kundër COVID-19, numri i ulëseve është i kufizuar, ndalohet hyrja pa maska dhe personat mbi moshën 12 vjeç duhet ta tregojnë dëshminë e vaksinimit, testit negativ PCR apo antigjen, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.01.2021″, thuhet në postim.
Në shfaqje luajnë, Afrim Muçaj e Hajat Toçilla./21Media

Back to top button