Goli i Bersant Celinës zgjidhet më i miri i muajit në League 1 të Anglisë

 
Mesfushori kosovar i Ipswich, Town Bersant Celina ka fitua çmimin e golit më të mirë të muajit nëntor në kategorinë e tretë të futbollit anglez, respektivisht në Ligën 1 angleze.
Celina shënoi një gol tejet të bukur jashtë pozitës së 16 metërshit, duke paraboluar portierin kundërshtarë.
Mesfushori kosovar e komentoi golin e tij, duke thënë që sapo kishte parë mbrojtjen kundërshtare të shtangur, e kishte ditur se do të shënonte, ku edhe e cilësoi si golin më të mirë që ka shënuar në karrierën e tij.
“Në momentet që e kam lëshuar goditjen, e kam ditur që do të shënoj gol. Ishte një top i bukur nga prapa, dhe menjëherë kur pash mbrojtësit duke hezituar, e dija që kam shanse të mira për të shënuar gol”, tha Celina.
“Kur e pash portierin se kishte lëshuar portën, e morra shansin dhe fatmirësisht i fuqia e goditjes ishte e duhur, ishte një gol fantastik para tifozëve tanë, sigurisht më i miri që kam shënuar”, tha Celina.
Golin e Celinës e gjeni më poshtë.

Back to top button