Goli i Pedrit e shpëton Barcelonën nga barazimi ndaj Gironas

Barcelona është tani 13 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat, pas triumfit të sotëm ndaj Gironas në një derbi të zjarrtë katalunas.
Lideri i La Ligas, Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 si mysafirë skuadrën e Gironas.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori spanjoll, Pedri, i cili i siguroi pikët e plota Barçës me golin e tij në minutën e 61’.
Me pikët e reja, Barcelona vazhdon ta kryesojë tabelën, tani në kuotën e 47 pikëve, gjashtë sosh më shumë se Real Madridi në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Girona zë vendin e 12 në tabelë me 21 pikë të arkëtuara, ku humbja e sotme ishte e dyta me radhë në La Liga.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Barcelonës.

Back to top button