Goulding: Ndjehem mirë të njihem si tekstshkruese, njerëzit e harrojnë këtë
TikTok dhe rrjetet tjera sociale mund të kenë ndryshuar shumë industrinë e muzikës në dekadën e fundit, por Ellie Goulding-it i pëlqejnë sfidat.
Gjithçka nisi në vitin 2009, që atëherë Goulding numëron shumë këngë, ku 10 nga to janë ndër më të dëgjuarat në Mbretërinë e Bashkuar dhe tri këngë numër një në MB.
Goulding pranon se gjithçka ka ndryshuar në muzikë përgjatë viteve – pjesërisht falë rrjeteve sociale.
“Më pëlqejnë shumë sfidat, ajo që duhet të bësh tani si artist nuk është e lehtë, është diçka për të cilën duhet të punosh. Mendoj që njerëzit harrojnë që unë shkruaj këngët e mia. Është punë e vështirë të shkruash këngë, veçanërisht ato pop, kërkojnë më shumë përkushtim. Jam me fat që e bëj punën time sepse e dua shumë. Kam shkruar këngë pop që kur isha adoleshente. Unë jam në TikTok, jam në rrjete sociale. Nuk e kam problem të argëtohem. Më pëlqen të njihem si tekstshkruese”, tha Goulding./21Media