Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

 

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot rreth orës 12:15 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktialisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

 

Back to top button