Teleskopi James Webb zbulon dy nga galaktikat më të vjetra dhe më të largëta që janë parë ndonjëherë

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA- s zbulon galaktika të ndritshme, të hershme që deri më tani kanë qenë të fshehura nga pamja, duke përfshirë një që mund të jetë formuar 350 milionë vjet pas Big Bengut.
Astronomët thanë të enjten se nëse rezultatet do të verifikoheshin, kjo turmë yjesh të sapo zbuluar do të mundte galaktikën më të largët të identifikuar nga teleskopi hapësinor Hubble – një mbajtës rekord që u formua 400 milionë vjet pas fillimit të universit.
I lançuar dhjetorin e kaluar si pasardhës i Hubble, teleskopi Webb po tregon se yjet mund të jenë formuar më shpejt se sa mendohej më parë – ndoshta brenda disa milionë viteve nga Big Bengu.

Zbulimet e fundit të Webb u detajuan në Astrophysical Journal Letters nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Rohan Naidu i Qendrës
Harvard-Smithsonian për Astrofizikë. Artikulli shtjellon dy galaktika jashtëzakonisht të ndritshme, e para mendohet të jetë formuar 350 milionë vjet pas Big Bengut dhe tjetra 450 milionë vjet më pas.
Naidu tha se do të nevojiteshin më shumë vëzhgime në infra të kuqe nga Webb përpara se të pretendonte një mbajtës të ri rekord.
Megjithëse disa studiues raportojnë se kanë zbuluar galaktika edhe më afër krijimit të universit 13.8 miliardë vjet më parë, ata kandidatë ende nuk janë verifikuar, thanë shkencëtarët në një konferencë shtypi të NASA -s. Disa prej tyre mund të jenë galaktika të mëvonshme që imitojnë ato të mëparshmet, vunë në dukje ata.

Observatori prej 10 miliardë dollarësh – teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë – ndodhet në një orbitë diellore 1,6 milionë km nga Toka. Operacionet e plota shkencore filluan gjatë verës dhe NASA që atëherë ka publikuar një seri fotografish mahnitëse të universit./21Media

Back to top button