Grabitje e armatosur në pompë të derivateve

Punëtori i një pompë derivatesh në Podujevë ka kërkuar ndihmën e Policisë për një rast të vjedhjes.
Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maskuar ia kishte vjedhur 340 euro.
Sipas punëtorit, i dyshuari gjatë vjedhjes kishte pasur një armë në dorë dhe në fund ishte larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, më 13 tetor 2022, rreth orës 01:51.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive./21Media

Back to top button