Kurti uron Ramazanin: Paqja qoftë mbi ju
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet.
“Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, tha Kurti.
Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 29 ditë, deri më 20 prill.
Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Pas përfundimit të Ramazanit, besimtarët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një prej dy festave më të mëdha të besimit islam./21Media