Sekuestrohen tri aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Policia sot ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave, në fshatin Surkish të komunës së Podujevës.
“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.”, ka informuar policia.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta, siç ka informuar policia, do të ndërmerren veprimet e mëtejme./21Media

Back to top button