​740 raste aktive me COVID-19

Është rritur numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Bazuar në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës aktualisht në vend janë 740 raste aktive me koronavirus.
Prishtina ka numrin më të lartë të këtyre rasteve 226 raste aktive me COVID-19 janë vetëm në kryeqytet. Më pas vjen Ferizaj me 73 raste.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se 107 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2 mijë e 639 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 785 mijë e 291 persona.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button