Granatat ruse godasin rajonin e Dnipropetrovsk gjatë natës

Granatimet ruse goditën rajonin qendror të Ukrainës Dnipropetrovsk gjatë natës, tha të hënën një zyrtar lokal ukrainas.
Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha në një postim në Telegram se nuk kishte viktima, por tre komunitete pranë qytetit të Nikopol u goditën me artileri të rëndë.
“Më shumë se 30 predha ranë në zona të banuara,” tha Reznichenko, duke shtuar se detajet e sulmeve janë duke u hetuar.
Nikopol ndodhet përtej lumit nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, i cili është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi. Të dielën, kreu i ofruesit të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kompania kishte marrë informacion se rusët po përgatiteshin të largoheshin nga centrali./21Media

Back to top button