Granatimet ruse goditën tregun gjigant në Kharkiv

Granatimet ruse goditën tregun gjigant Barabashova të Kharkiv dhe shkaktuan një seri zjarresh, sipas zyrtarëve në qytetin lindor të Ukrainës.

Shërbimet e urgjencës thanë se 70 persona u përfshin në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat u përhapën në disa shtëpi aty pranë. Një reagues i urgjencës që po trajtonte flakët vdiq, njoftoi kryebashkiaku i qytetit.

Videot tregojnë tymin që del nga disa pjesë të tregut, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Tregu – si një nga më të mëdhenjtë në botë – mbulon një sipërfaqe prej 300,000 metrash katrorë, sipas një postimi në Twitter nga ministria e jashtme e Ukrainës./21Media

Back to top button